POLITIKË /

‘’Mashtrues ordiner’’, Berisha shpërthen ndaj Dumanit: Ende heton djegësit ‘inekzistentë’ 400 mln eurosh

Kreut të SPAK, iu desh të largohej, por Berisha u drejtua ndaj prokurorëve të tjerë të posaçëm që ishin në sallë.

Shkruar nga Versus

‘’Mashtrues ordiner’’, Berisha shpërthen ndaj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërthyer në foltoren e Kuvendit pas raportimit të kreut të SPAK; Altin Dumanit. Duke u fokusuar tek inceneratori i Tiranës për të cilin Dumani tha se ende është nën hetim, Berisha e quajti një mashtrim ordiner duke e konsideruar të rëndë sesi një aferë me inceneratorë që janë vetëm në letër, ende nuk ka sjellë marrjen e Ramës si të pandehur.

‘’Po çfarë heëtimi paraprak mor? Janë 400 milionë që nuk ekzistojnë, janë 140 milionë euro për djegësin e Tiranës që s#ka as gjurmë, që i kanë paguar njerëzit e varfër dhe ai thotë kemi hetim paraprak. Një mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësave, Edi Ramën, kryearkitektin e tyre. Për djegësin e Tiranës është dënuar Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim. Nuk i ka vjedhur Altin Dumani këto, por ai është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në histori të këtij vendi’’- tha Berisha, ndërsa nuk kurseu as ofendimet e rënda ndaj kreut të SPAK. Versus.al

Poll