
Komisioni i Ligjeve miratoi sot listën me kandidatët për institucionin e Avokatit të Popullit. Me më së shumti firma të mbledhura rezulton kandidatja Adriana Kalaja e cila më parë ka qenë pjesë e Partisë Demokratike. Ajo ka marrë mbështetjen e opozitës. Ndërsa i dyti rezulton ish-kreu i Nismës Thurje Endri Shabani i cili mbështetet nga deputetët e mazhorancës.
Emrat do të votohen të enjten në Kuvend në seancën plenare.
Kandidatët që kanë marrë të paktën 28 firma;
-Adriana Kalaja 44 firma
-Aranita Braho 35firma
-Besim Ndregjoni 34 firma
-Endrit Shabani 35 firma
-Skender Haluci 30 firma
-Tartar Bazaj 28 firma. Versus.al

