POLITIKË /

''Mbështesin programin tonë për Tiranën'', Binaj takim me përfaqësuesit e partive opozitare

Shkruar nga Versus

''Mbështesin programin tonë për

Florjan Binaj, kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës i cili mbështetet nga opozita, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e disa prej partive. 

Teksa i përmend me radhë të gjithë të pranishmit në takim, Binaj shkruan se ata i kishin shprehur mbështetjen edhe për programin e drejtimit të bashkisë më të madhe të vendit. 

''Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend. Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej''- shkruan Binaj. Versus.al

Poll