POLITIKË /

Mblidhet për herë të parë Kuvendi i dalë nga 11 maji, seancën e hap deputeti më i vjetër në moshë

Edhe pse Berisha është deputeti më i vjetër në moshë së bashku me Tritan Shehun, nuk ka pranuar ta mbajë fjalën hapëse, kështu që kjo traditë do të kryhet nga deputeti socialist Vasil Llajo.

Shkruar nga Versus

Mblidhet për herë të parë Kuvendi i dalë nga 11 maji,

Sot në orën 10:00 mblidhet për herë të parë Kuvendi i deputetëve të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit në zbatim të dekretit të firmosur nga presidenti Bajram Begaj për konstituimin e parlamentit.

Sipas traditës seanca e parë duhet të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë që në këtë rast do të jetë ligjvënësi socialist Vasil Llajo. Kjo për shkak se Sali Berisha, pavarësisht se është më i vjetri në moshë, së bashku me Tritan Shehun kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë moment.

Pritet që e vetmja vendimmarrje të jetë ngritja e komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur më 11 maj. Ndërsa pasditen e nesërme, Kuvendi do të mblidhet sërish për të konstituuar të propozuarit nga partitë politike.

Në krye të Kuvendit do të jetë Niko Peleshi, ndërsa zëvendëse e tij do jetë Klodiana Spahiu. Nga ana tjetër opozita ka propozuar Agron Gjekmarkajn për vendin e zv.kryeparlamentarit. 72 deputetë ulen për herë të parë në Kuvendin e ri. 

Legjislatura e XI-të e Kuvendit përbëhet nga partitë politike si më poshtë:

Partia Socialiste-83 mandate

Partia Demokratike-50 mandate

Partia Socialdemokrate-3 mandate

Partia Mundësia-2 mandate

Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”-1 mandat

Partia “Lëvizja Bashkë”-1 mandat. Versus.al

Poll