POLITIKË /

Mbyllen 3 kapitujt e integrimit me BE-në, Rama nga Brukseli: Qytetarët janë gjithnjë e më pak tolerantë me ne! Duhet të japim rezultate

Rama tha se vendimi thekson një mesazh mjaft të rëndësishëm të asaj që quhet epoka e re

Shkruar nga Versus

Mbyllen 3 kapitujt e integrimit me BE-në, Rama nga Brukseli:

Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur gur kilometrik tjetër shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë drejt BE, mbylljen e 3 kapitujve në negociatat për integrimin.

Duke folur në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Rama tha se vendimi thekson një mesazh mjaft të rëndësishëm të asaj që quhet epoka e re. "Shqipëria jep rezultate dhe BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon në përputhje me këtë dhe ky është thelbi i procesit. Proces i besueshëm, i bazuar në meritë nga të dyja anët", tha Rama duke iu drejtuar komisioneres së Zgjerimit se ka qenë e rëndësishme në këtë proces.

"Marta ke qenë kokëfortësisht e durueshme dhe na ke mbajtur gjithmonë në drejtim pavareësisht pengesave", tha Rama

Edi Rama: Ajo cfarë ndodhi tani shënon një gur kilometrik tjetër shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë drejt BE.

Sapo ramë dakord të mbyllim 3 kapituj të rëndësishëm negociator dhe ky nuk është thjesht një hap por një vlerësim i qartë që shqipëria po ecën përpara dhe që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithmonë i përgatitur për të marrë përgjegjësitë e anëtarësimit. E sotmja është e rëndësishme dhe pse thekson një mesazh mjaft të rëndësishëm të asaj që quhet epoika e re. Shqipëria jep rezultate dhe BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon në përputhje me këtë dhe ky është thelbi i procesit. Proces i besueshëm, bazuar në meritë nga të dyja anët. Marta ke qenë kokëfortësisht e durueshme dhe na ke mbajtur gjithmonë në drejtim pavareësisht pengesave .

Po ne po sjellim standardet evropiane më pranë qytetarëve tanë, po forcojmë institucionet tona, po krijojmë më shumë mundësi dhe po ndërtojmë shqipërinë që duam të shohim me të drejta anëtare të BE dhe njerëzit duan më shumë, janë gjithmonë e më pak tolerantë ndaj asaj që nuk funkskionon, dhe na duhet të ecim përpara dhe të japim rezultate./Versus.al

Poll