POLITIKË /

Mbyllet afati për regjistrimin e diasporës shqiptare në zgjedhje, mbi 231 mijë emigrantë do të votojnë më 11 maj

Listat me emrat e zgjedhësve të regjistruar për të votuar më 11 maj do të publikohen më 9 mars.

Shkruar nga Versus

Mbyllet afati për regjistrimin e diasporës shqiptare në zgjedhje,

Mesnata e mbrëmshme ishte afati i fundit për aplikimin e emigrantëve shqiptarë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pavarësisht se Partia Demokratike kishte bërë kërkesën për zgjatjen e afatit të aplikimeve për regjistrim, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, nuk e miratoi me argumentin se diaspora shqiptare kishte pasur gjithë kohën e nevojshme për të aplikuar.

Në ditën e fundit të aplikimit, u regjistruan 3071 zgjedhës, ndërsa në total 41.961 personave u është refuzuar kërkesa për regjistrim në portalin e KQZ.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të KQZ deri më tani, 231.678 shqiptarë të cilët jetojnë jashtë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Ndërsa ende po shqyrtohen kërkesat e mbi 20 mijë personave të tjerë që kanë aplikuar. Shteti me më së shumti aplikime të emigrantëve për të votuar, është Italia e ndjekur nga Greqia dhe Gjermania. Lista me emrat e zgjedhësve do të bëhet publike më 9 mars. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: