
Pasi seanca paraprake e saj dhe e ish-bashkëshortit të saj Ilri Metës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar u shty sërish për shkak të bojkotit të avokatëve, Monika Kryemadhi ka publikuar një foto nga palestra me një mesazh për avokatin e saj, Redi Llanaj.
Kryemadhi shkruan krahas foto se është ironike që vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatëve nuk bazohet në ligj, ndërsa kur avokatët bojkotojnë në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe të pavarësisë së profesionit dhe në solidaritet me gjyqtarët, bojkoti bazohet në ligj.
“Avokat Redi Llanaj të përshëndes ! Seanca ime gjyqësore u shty për më 28 tetor, ora 09:00.
Gjykata deklaroi:
“Vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatëve nuk bazohet në ligj.”
Ironikja?
Kur ju avokatët bojkotoni në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe të pavarësisë së profesionit, dhe në solidaritet me gjygjtaret, thuhet se bojkoti bazohet në ligj!
Pra, ligji paska dy interpretime:
Një për ata që e zbatojnë,
dhe një tjetër për ata që e interpretojnë sipas rastit.
Në fund mbetet pyetja:
Kush e mbron ligjin… kur gjykata nuk e njeh?”, shkruan Kryemadhi./Versus.al
View this post on Instagram







