POLITIKË /

“Më falni”, incident i Ramës gjatë forumit në Tiranë: Nëse ju duhej ilustrim i krizës, sapo e patë

Pati një moment kur tabela e vendosur në foltoren ku ndodhej Rama, u rrëzua. Moderatori i forumit më pas tha me shaka se fjalët e Ramës ishin aq të fuqishme saqë bënë që tabela të binte.

Shkruar nga Versus

“Më falni”, incident i Ramës gjatë forumit në

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën hapëse në forumin e investimeve në Ballkanin Perëndimor në Tiranë ku ishin të pranishëm liderë të vendeve të rajonit dhe vetë presidentja e KE, Ursula von Der Leyen.

Teksa po shprehej se ky moment duhej shfrytëzuar për ta kthyer edhe krizën në krijim, Rama pati një incident me tabelën e foltores ku po fliste dhe e ktheu në batutë duke thënë se ky incident ishte ilustrim i krizës.

“Ndaj le ta transformojmë nevojën në vizion dhe krizën në krijim. Më falni. Nëse kishit nevojë për ilustrim të krizës, sapo e patë. Le ta çelim këtë horizont të ri jo vetëm me fjalë, por me vepra. Le të vërtetojmë se në hartën e Egjeut ka ende hapësirë për Evropën të rritet dhe të bëhet më e lirë. Më lini të citoj Von der Leyen: Europa do ecë më mirë kur të punojmë me partnerët tanë, me ata që ndajmë shpresat dhe historinë tonë. Le të punojmë për Evropën që ende mund ta imagjinojmë së bashku”- tha Rama mes të tjerash. Versus.al

 

Poll