POLITIKË /

Mes kaosit, Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, 'përshëndet' me puthje opozitën

Pavarësisht se dikur ish-kryetar i Nismës Thurje kërkonte rrëzimin e qeverisë, pasi u betua si Avokat i Popullit, Endri Shabani nuk ngurroi as të ironizonte me puthje deputetët e PD.

Shkruar nga Versus
Mes kaosit, Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit,
Deputetët e PD përplasen me Gardën, momenti i betimit të Endri Shabanit

Endri Shabani është betuar si Avokat i Popullit në Kuvend ndërkohë që deputetët e opozitës protestonin dhe përplaseshin me gardën. Pasi u betua, nuk ka ngurruar as t'i ironizojë duke u dhënë puthje ironike.

Opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Shabanit duke e konsideruar gabim dhënien e firmave për të si kandidat, ndërsa ai u zgjodh me 85 vota të mazhorancës dhe PSD të Tom Doshit. 

Ndërkohë kryeparlamentari Niko Peleshi me kërkesë të kreut të grupit parlamentar Taulant Balla, ka kaluar për votim projektligjet në rendin e ditës të cilët kaluan me votat e socialistëve. Versus.al

 

Poll