POLITIKË /

VIDEO/ Kaos në nisje të Kuvendit, deputetët e PD ngjiten në vendet e ministrave dhe përplasen me gardën

Në asnjë moment nuk pati normalitet në sallë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Kaos në nisje të Kuvendit, deputetët e PD ngjiten në

Seanca plenare e fundit për këtë session parlamentar ku u betua Endri Shabani si Avokat i Popullit nisi me përplasje të forta mes deputetëve të opozitës dhe gardës së republikës.

Flamur Noka e Klevis Balliu kanë qenë të parët që janë ngjitur në karriget e ministrave duke mos lejuar që seanca të vijonte normalisht dhe ministrat të uleshin në vendet e tyre.



Që para nisjes së seancës, Berisha e PD nisën transmetimin live në rrjetet sociale duke mos lejuar vijimin normal të seancës në formë proteste kundër gjendjes ku është vendi. Versus.al

Poll