POLITIKË /

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, takohet me shefin e NATO-s në Bruksel

Ministri i Mbrojtjes zhvilloi një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutuan sfidat e sigurisë dhe roli i Shqipërisë në Aleancë.

Shkruar nga Versus

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, takohet me shefin e NATO-s në Bruksel

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë dhe sipas tij shumë produktive me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku janë diskutuar sfidat aktuale të sigurisë dhe angazhimi i Shqipërisë në kuadër të Aleancës.

Në deklaratën e tij, Nufi thekson se Shqipëria vijon të kontribuojë në mënyrë të qëndrueshme në mbrojtjen kolektive dhe po konsolidohet si një faktor stabiliteti në rajon, përmes pjesëmarrjes në misione paqeruajtëse dhe operacione ndërkombëtare.

Ai nënvizon gjithashtu se mbështetja e aleatëve mbetet thelbësore për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe rritjen e gatishmërisë operacionale në kuadër të detyrimeve të NATO-s.

Postimi i plotë i ministrit Nufi: 

Bisedë e drejtpërdrejtë dhe shumë produktive me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, e fokusuar në sfidat aktuale të sigurisë dhe rolin gjithnjë në rritje të Shqipërisë në kuadër të Aleancës.

Shqipëria kontribuon me vendosmëri në mbrojtjen kolektive dhe afirmohet si faktor stabiliteti dhe pikë referimi për sigurinë në rajon, duke qëndruar krah për krah me Aleatët, nga misionet paqeruajtëse deri te operacionet më të rëndësishme ndërkombëtare, në shërbim të paqes dhe vlerave euro-atlantike.

Në këtë frymë, mbështetja e vazhdueshme e Aleatëve mbetet kyçe për forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe rritjen e gatishmërisë operacionale./Versus.al

 

Tags:

ermal nufi

Poll