
Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka shpërthyer ndaj dy partive të mëdha PS dhe PD pas miratimit të projektvendimit për krijimin e komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Ai tha se ky komision ka si qëllim eleminimin e partive të reja politike dhe të demokracisë. Sipas Shehajt, PS e PD kanë rënë sërish dakord që të vijojnë të vjedhin bashkë.
“Komisioni për Zgjedhoren ka një qëllim të vetëm, të zhdukë partitë e reja, të vrasë demokracinë. Është e qartë, keni vetëm një qëllim që pasi keni vjedhur së bashku për 35 vite, do vazhdoni të vidhni së bashku. Ky do jetë rezultati i këtij votimi të turpshëm, vazhdoni bini dakord bashkë për të vjedhur bashkë”- deklaroi Shehaj. Versus.al
