POLITIKË /

“Mos bëj kështu për 1 votë”, Shehaj përplaset me ministrin Hoxha dhe komisionerin: Mos fusni duart në kuti

Debati ka ndodhur gjatë numërimit të votave në Shkozë.

Shkruar nga Versus

“Mos bëj kështu për 1 votë”, Shehaj

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj u përplas gjatë mbrëmjes me një komisioner në Tiranë dhe ministrin Ervin Hoxha gjatë numërimit të votave teksa partia e tij lufton për të marrë mandatin e dytë në kryeqytet.

Shehaj pretendoi se votat e pavlefshme po ia kalojnë një partie tjetër, ndërsa njëri prej komisionerëve pretendoi se kishte pasur një rast të tillë duke i kërkuar që mos ta zmadhonte.

Shehaj: Po flasim për votat e qytetarëve

Komisioneri: 1 votë është, 1 votë e vetme

Shehaj: një votë këtu, një votë atje bën diferencën. Bëj punën tënde aty e mos kërcëno kandidatët të lutem tani

I pranishëm në vendnumërim në Shkozë ishte edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa Shehaj iu drejtua edhe atij përsa i takon shkeljeve gjatë numërimit.

“Është vepër penale, mos fusni duart në kuti. Unë mbaj përgjegjësi për çfarë them, ju do mbani përgjegjësi të gjithë”- u shpreh Shehaj. Versus.al

 

Poll