
Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj bëri inspektime në rrugën e Sevasterit e cila pësoi shembje dhe prej ditësh ka lënë të izoluar banorët.
“Siç e shikoni është një situatë në bashkinë e Selenicës ku ka patur më shumë dëme. Gati në pjesën më të madhe të zonës së Vlorës, pjesa ku ka patur probleme është kjo e fshatit Vajzë dhe rruga e Sevasterit”- tha Sinaj.
Pavarësisht situatës katastrofike të krijuar në Vlorë apo në qytete të ndryshme të vendit, Sinaj tha se nuk duhet të fajësohet qeveria. Madje u justifikua duke thënë se rruga e Sevasterit është bërë në kohën kur PD ka qenë në pushtet.
“Kam një apel për ata që mundohen t’ja hedhin fajin qeverisë edhe për motin dhe situatën. Sidomos pjesa e krahut të PD ka patur reagime nga Vlora ku thuhet fajin e ka qeveria, por të mos harrojmë se kjo rruga e Sevasterit është bërë në kohën kur ka qenë në pushtet PD. Do thoja se nuk është ndërtuar me standartet e duhura. Pavarësisht kësaj jemi në gatishmëri"- shtoi deputeti mes të tjerash. Versus.al

