POLITIKË /

Ndryshimet në qeveri dhe Kuvend, deputetët mblidhen sot në seancë të jashtëzakonshme

Urdhri për seancën e jashtë zakonshme mban firmën e Lindita Nikollës e cila nga sot nuk do jetë më kryetare Kuvendi pasi do të zëvendësohet nga Elisa Spiropali.

Shkruar nga Versus

Ndryshimet në qeveri dhe Kuvend, deputetët mblidhen sot në

Pasditen e sotme në orën 17:00 Kuvendi mblidhet në një seancë të posaçme për të votuar emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e Kuvendit si dhe ministrat e rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama gjatë kongresit të PS të mbajtur dy ditë më parë.

Ndërkohë sot pritet edhe dekretimi i ministrave të rinj nga ana e presidentit Bajram Begaj i cili si për çudi ndodhej në selinë e tij edhe të dielën, kur kryeministri Edi Rama shkoi në presidencë për t’i dorëzuar propozimet e emrave të rinj si presidentë.

Ndërkohë, paraditen e djeshme kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar ku u prezantua si kryetar Niko Peleshi, ndërsa Bledi Çuçi do të mbajë postin e nënkryetarit të Kuvendit. Duke ndjekur të njëjtën rrjedhë fjalimi si gjatë kongresit, Rama u dha afat deputetëve deri në prill që t’i provojnë se e meritojnë të jenë në listat për kandidatë në zgjedhjet parlamentare 2025.

Të dielën, Rama surprizoi me ndryshimet në qeveri, duke zgjedhur emra jo politikë në krye ministrive. Taulant Balla u largua nga posti i ministrit të Brendshëm duke zëvendësuar Elisa Spiropalin si ministër i Marrdhëneve me Parlamentin. Vendin e Ballës e zë kreu aktual i IKMT, Ervin Hoxha. Ndërsa vendin e Niko Peleshit e zë drejtori aktual i portit të Durrësit, Pirro Vengu. Surprizues ishte edhe shkarkimi nga detyra i Ervin Metes, dhe emërimi në krye të ministrisë së Financave i Petrit Malajt, drejtorit të AKBN. Këto ndryshime u panë nga opozita si përpjekje e Ramës për të përqendruar akoma më shumë pushtetin në duart e tij duke shmangur emrat politikë në krye të dikastereve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: