POLITIKË /

Nënkryetari i PD: Në këtë periudhë do të ketë zgjedhje për kreun e partisë

Shkruar nga Versus

Nënkryetari i PD: Në këtë periudhë do të ketë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi mbrëmjen e djeshme se partia do të shkojë në zgjedhje të brendshme në vitin 2026. Duke theksuar se në këtë vit përmbushen mandatet 4 vjeçare të drejtimit të PD, Boçi tha se të gjitha strukturat drejtuese të partisë kalojnë në zgjedhje.

Sipas tij, deklarata e bërë më herët nga deputeti Besart Xhaferri për largimin e Berishës, është keqinterpretuar pasi ai ka dashur të thotë që në prill të 2026-ës do ketë zgjedhje.

“Gjithmonë janë respektuar, janë marrë në konsideratë edhe zërat ndryshe. Gjin Gjoni ka kërkuar të ketë një organizim më të mirë, një atashim më të madh të deputetëve në zonat e tyre. Ai niset nga vetja. PD duhet të ndryshojë qasjen me publikun, të ndërtojë një marrëdhënie të re me qytetarin. Në këtë aspekt, propozimi i Gjonit është i vlefshëm, po ashtu siç janë edhe të tjerët. Ndërsa ajo e Xhaferrit është keqinterpretuar. Në vitin 2026 mbarojnë të gjitha mandatet dhe PD hyn në zgjedhje”- tha Boçi në A2Cnn. Versus.al

Poll