
Partia Demokratike ka njoftuar policinë e Tiranës për zhvillimin e protestës që do të mbahet ditën e nesërme në orën 17:00.
Por në përgjigjien e kthyer, policia u kërkon përfaqësuesve të PD që të përcaktojnë edhe orën e përfundimit të tubimit. Ndërsa mes të tjerash thuhet se personat e maskuar nuk lejohen në protestë.
Burime bëjmë me dije se edhe për protestën e nesërme pritet që të pranishëm për mbarëvajtjen e protestës të jenë rreth 1350 efektivë, njëjtë si në protestën e zhvilluar herën e fundit. Versus.al

