POLITIKË /

Nga Stresi e tenori i njohur, tek pasardhësit e Azem Hajdarit e Bujar Nishanit, kandidatët për Këshillin Kombëtar të PD

Nuk është bërë me dije ende sesa anëtarë do të ketë Këshilli Kombëtar i PD.

Shkruar nga Versus

Nga Stresi e tenori i njohur, tek pasardhësit e Azem Hajdarit e Bujar

Janë zbardhur emrat e disa prej kandidatëve në listën për Këshillin Kombëtar të PD. Nuk dihet ende sesa anëtarë do të zgjidhen pasi detajet po mbahen secret, por pritet që në vazhdim të mësohet më shumë.

Në listë nuk mjaftojnë emrat e njohur publikë, si ish-banori dhe këngëtari Armaldo Kllogjeri, pasardhësit e Sokol Olldashit, Azem Hajdarit dhe Bujar Nishanit si dhe reperi i njohur Arkimed Lushaj.

Glauk Olldashi dhe Azem Hajdari, përkatësisht djali i Sokol Olldashit dhe ai i “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari kandidojnë për anëtarë të KK, nga lista e FRPD. Forumi i gruas dhe të rinjtë do të kenë kuota përfaqësimi në Kuvendin e ri Kombëtar të demokratëve. Versus.al

Poll