POLITIKË /

Ëngjëll Agaçi dorëhiqet si sekretar i qeverisë pas 13 vitesh në detyrë! E pason Elsonida Rama

Shkak për dorëheqjen e Agaçit janë bërë problemet shëndetësore.

Shkruar nga Versus
Ëngjëll Agaçi dorëhiqet si sekretar i qeverisë pas 13
Ëngjëll Agaçi, Edi Rama, Elsonida Rama

Ëngjëll Agaçi është dorëhequr sot si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave pas rreth 13 vitesh në këtë post. Arsyeja e dorëheqjes lidhet me probleme të tij shëndetësore.

Ndërsa është caktuar Elsonida Rama si pasuese e Agaçit në postin e rëndësishëm. Tërheqja e tij u njoftua gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2025, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video ku shfaqej së bashku me të, njoftoi se Agaçi ishte bërë operim për zemrën në Itali.

Gjithashtu ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e kabinetit të kryeministrit. Vilma Guri është emëruar shefe e kabinetit, duke zëvendësuar Vali Bizhgën në këtë detyrë. Versus.al

Poll