POLITIKË /

"Një shoqëri e tërë në labirint", Gjekmarkaj: Rama ka marrë peng parlamentin

Shkruar nga Versus

"Një shoqëri e tërë në labirint", Gjekmarkaj:

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj mbajti fjalën e tij para protestuesve të PD të mbledhur para kryeministrisë ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij, Gjekmarkaj akuzoi Ramën për ngritjen e një sistemi që tjetërson individin dhe nuk lejon mendimin personal. Ai tha se Shqipëria është kthyer në parti shtet dhe se Rama po e përdor pushtetin edhe për të asgjësuar drejtësinë.

“Kupa është mbushur. Me pushtet për të ruajtur veten është gati të asgjësojë çdo nuancë të drejtësisë, të marrë peng parlamentin dhe të grisë kushtetutën. Dje Edi Rama hoqi dhe maskën e fundit për të mbrojtur veten dhe labirintin në të cilin po humb shpresën një shoqëri e tërë. Në këtë labirint alternativa e vetme që u ofrohet njerëzve është depersonalizimi, të mos ndjesh, të mos mendosh, të jesh i nëpërkëmbur. Kur drejtësia i nënshtrohet pushtetit, demokracia vdes ngadalë”- tha Gjekmarkaj mes të tjerash. Versus.al

Poll