POLITIKË /

“Nuk ke kuptuar asgjë”, Rama-kryebashkiakut për “Paketën e Maleve”: Pse nuk e ke dorëzuar në qeveri

Shkruar nga Versus

“Nuk ke kuptuar asgjë”, Rama-kryebashkiakut për

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët lidhur me “Paketën e Maleve” për të cilën tha se ka patur ecuri tejet të ngadaltë nga ana e pushtetit vendor. Mes argumenteve të dhëna, Rama përmendi kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin të cilit i kërkoi llogari përse nuk kishte dorëzuar listën me këto zona në qeveri.

Fjala e Ramës:

E bëjmë këtë takim sepse kemi shqetësimin se po ecet me një ritëm jashtëzakonisht të ulët në raport me atë që paketa ka në thelb, shpejtësinë. Në kuptmin e një burokracie të thjeshtuar maksimalisht. Kjo vonesë është dekurajuese për ata të cilët tanimë e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në këtë proces dhe prej disa muajsh nuk kanë marrë akoma përgjigjie. Kjo është tërësisht e kundërta me frymën. E pranoj që paketa ka disa ngarkesa të tepërta nga pikëpamja burokratike.

Për këtë arsye unë i kam thënë edhe disa deputetëve që të bëjnë amendimet përkatëse të ligjit dhe me shpejtësi të lehtësohet ligji edhe nga ndonjë ngarkesë e tepërt. Por ngarkesat nuk kanë lidhje me vonesën nga ana juaj. Ti Kreshnik për shembull, çfarë të ka penguar ty ta bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri? Po pse nuk e ke dorëzuar në qeveri, ku e ke dorëzuar?

Hajdari: I kemi shpallur zonat prioritare

Rama: Ku e ke dorëzuar se zonat prioritare nuk i bën ti. Ti ia çon ministrit….

Kreshnik Hajdari: Jemi duke pritur përgjigjur nga ASHK.

Edi Rama: Nuk ta drejtova kot pyetjen, nëse pret përgjigjie nga ASHK nuk ke kuptuar asgjë. Sepse paketa është ekzaktësisht ilaçi për një dhimbje 30 e kusur vjeçare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501-in ose nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep me letër atë që e ka me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre, mirëpo të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse nuk kanë letrat. Bëmë ligjin 2020 për të adresuar këtë problem dhe përsëri rezultati nuk ishte ai i dëshiruari sepse ka një komplikim të pashmangshëm për të marrë miratimet e të gjithë atyre kufitarëve të pronës përkatëse, gjë që në shumë raste shfaqet shumë e komplikuar sepse kufitarët mund të jenë në vende të ndryshme të botës, apo një pjesë e tyre nuk gjenden.

Lajmi në përditësim…

Poll