Ditët e fundit, kandidati i PD-ASHM, Viktor Tushaj ka zhvilluar një sërë takimesh intensive me qytetarët e Lezhës, duke trokitur derë më derë, duke dëgjuar shqetësimet dhe duke ndarë vizionin e tij për një Lezhë më të zhvilluar.
Në çdo takim, Tushaj ka theksuar se vota e 11 majit nuk është një favor për politikanët, por një mandat i qytetarëve për të rikthyer dinjitetin dhe përfaqësimin real në institucionet vendimmarrëse.
“Unë nuk vij t’ju premtoj. Vij t’ju kërkoj besim për një kontratë që do ta mbaj me punë, me përgjegjësi dhe transparencë. Nëse kjo nuk ndodh, qytetarët kanë të drejtë të reagojnë dhe të kërkojnë llogari,”u shpreh ai.
Nga lagjet e qytetit tek zonat rurale, nga të rinjtë tek të moshuarit, Viktor Tushaj është pritur me entuziazëm








