Partia Demokratike dhe koalicioni Shqipëria Madhështore kanë pësuar një tkurrje të numrit të mandateve në kryeqytet.
Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, PD ka humbur dy mandate, duke arritur për momentin në 13 deputetë në Qarkun e Tiranës.
Sipas rezultateve të para nga votimi elektronik, të dhëna nga Vorë dhe Njësia Nr.10 në Tiranë, PD ka konfirmuar 12 mandate të sigurta, ndërsa një deputet pritet të vijë nga lista e hapur.
Në bazë të rezultatit paraprak, deri tani, mandatin e deputetit ka siguruar vetëm Ilir Alimehmeti, i cili ka marrë më shumë vota se kandidatët e tjerë. Alimehmeti kryeson me 1115 vota nominale, duke u ndjekur nga Jorida Tabaku me 996 vota, Myslim Murrizi me 761, Asllan Dogjani me 671, Loranca Hoxha me 633, dhe Petrit Gjorgji me 431./Versus.al







