POLITIKË /

“Para se të bëheshe deputet po falimentoje”, Bardhi-Sinajt: U ndryshua ligji që të përfitoje ti

Sipas Bardhit, u ndryshua ligji i rimbursimeve për TVSH-në e bizneseve në mënyrë që të përfitonte rrjeti i supermarketeve të Sinajt.

Shkruar nga Versus
“Para se të bëheshe deputet po falimentoje”,
Gazment Bardhi dhe Vullnet Sinaj

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili parashtroi sot në Këshillin e Legjislacionit kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj iu përgjigj këtij të fundit pas akuzave për shantazhe brenda partisë Demokratike.

Bardhi përmendi raportet e Transparency International që e përmendte Vullnet Sinajn si përfitues të ndryshimeve në ligjin e rimbursimeve. Ndërsa theksoi se para se të bëhej deputet Sinaj ishte në prag të falimentit me 3 biznese në total të sekuestruara, ndërsa pasi u bë deputet, numri i bizneseve u rrit.

"Se po e kalon si shumë debat personal. Nuk doja të bëja politikë se është kushtetuese dhe ligjore. Po të jetë për të bërë politikë, jeni i vetmi që përmendeni në raportin e Transparancy International që është ndryshuar ligji për rimbursime e TVSH që të përfitojë kompania jote. Por nuk po e kaloj këtë gjë në politike, po analizojmë letrat, faktet dhe po presim të shprehet Gjykata Kushtetuese. Sipas të dhënave, rezulton që para se të bëheshit deputet ishit gati në faliment, nga 3 biznese e çuat 25 pasi u bëtë deputet. Nuk po e themi ne këtë. Mos na thuaj këtu, kam falur kaq e kaq, se ke dhënë meqë ke përfituar. Para se të bëheshe deputet i kishe kompanitë nën sekuestro”- tha Bardhi.

Ndërsa deputeti Vullnet Sinaj u përgjigj duke e konsideruar Transparency International si ‘OJF’ jo serioze.

Mbledhja e këshillit të Legjislacionit u shty për një datë tjetër e cila do të përcaktohet jo më larg se data 18 shtator për të vendosur nëse kërkesa për mandatin e Sinajt do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: