Sigurimet shëndetësore vijojnë të mbeten ndër problemet themelore të qytetarëve në vend. Mjeku Gazment Koduzi i cili kandidon për t’u zgjedhur deputet në Tiranë nën siglën e Koalicionit Euroatlantik, ka propozuar idenë e tij për të zgjidhur njeherë e mirë problemin e sigurimeve shoqërore.
Teksa foli për kartën universale të sigurimeve shoqërore, Koduzi në shifrat e përpiluara nga burime zyrtare tha se vetëm gjatë vitit 2023, sipas llogaritjeve secili qytetar shqiptar pagoi 350 euro për person, nga xhepi për shërbime mjekësore.
Për ta zgjidhur këtë, Koduzi i cili kandidon në listën e hapur të propozoi modelin që qytetarët të zgjedhin se ku duan të kenë sigurimin shëndetësor dhe se ku do të vizitohen. Sipas Koduzit, parimi kryesor është që paraja të ndjekë pacientin. Versus.al








