POLITIKË /

"Pas zgjedhjeve, na fikni telefonin", aleati i PD me kritika: S'doni t'ja dini për ne

Shkruar nga Versus
"Pas zgjedhjeve, na fikni telefonin", aleati i PD me kritika:
Adriatik Alimadhi

Pas Nard Ndokës, edhe Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar pati kritika ndaj Partisë Demokratike në raport me sjelljen e saj kundrejt partive të vogla politike.

Alimadhi tha se sa herë që ka zgjedhje PD interesohet për partitë e vogla, ndërsa më pas, as nuk e hap fare telefonin.  Madje me ironi u shpreh se në 20 vite bashkëpunim nuk kam parë ‘respekt të tillë’.

“Na lejoni ta shtrimë pak më shumë takimin sepse dihet nga problematikat që ne kemi, na bie rrallë rasti se para zgjedhjeve ju na ftoni dhe më pas nuk na pyesni ose e mbyllni telefonin dhe s’doni t’ia dini për ne. Është e çuditshme. Kam një bashkëpunim për 20 vjet dhe se kam gjetur një respekt të tillë. E them me keqardhje. Pa një bashkëpunim që personalisht e kam ngritur në çdo takim opozitar, bashkëpunimi në nivel lokal me kryetarët tanë të opozitës asnjëherë nuk është realizuar. Ju mendoni dhe flisni për Ramën, ai ka kapur sistemin dhe fati jonë jo i mirë prodhon këto mandate. Tani te sistemi është shumë problem kjo. Unë personalisht, e mora mandatin dhe kam qenë i vetmi deputet me kohë të pjesshme dhe e kam kundërshtuar. Mos thoni ju se nuk bashkëpunoni. Nuk është e mirë të na e vini ne, se edhe ata ishin kandidatë ku të zgjedhur vendosën nga lista e PD. Pra kam qenë i vetmi që kam kundërshtuar dhe nuk kam votuar thuajse asnjë ligj dhe kam qenë opozitari i vetëm”- tha Alimadhi në takimin e thirrur nga Berisha me aleatët e federatës së opozitës. Versus.al

Poll