POLITIKË /

''Pata fatin ta kem baba'', djali i Servet Pëllumbit: Ikja e tij lë boshllëk të pazëvendësueshëm

Shkruar nga Versus
''Pata fatin ta kem baba'', djali i Servet Pëllumbit:
Servet Pëllumbi

Arben Pëllumbi, djali i ish-kryeparlamentarit Servet Pëllumbi i cili u nda ditën e djeshme nga jeta, ka bërë një reagim prekës për vdekjen e të atit. 

Mes rreshtash ai shprehet se largimi i babait të tij i la pas një boshllëk të pazëvendësueshëm, por vepra, fjala dhe shembulli i tij do të jetojnë përherë.

“Sot u nda nga jeta babai im, Servet Pëllumbi! Profesori siç e thërrisnin të gjithë, ishte një njeri që jetoi me dinjitet, mendim të thellë dhe dashuri të pakushtëzuar për familjen, dijen dhe Shqipërinë. Për mua ai ishte më shumë se një prind, ishte udhërrëfyes, mësues dhe forca ime morale. Largimi i tij më lë një boshllëk të pazëvendësueshëm, por vepra, fjala dhe shembulli i tij do të jetojnë përherë. Mirënjohje pa fund që pata fatin ta kem baba. U prehsh në paqe”, shkruan Arben Pëllumbi.

Sot në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit mbahen homazhet për themeluesin e Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi i cili ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare. Versus.al

Poll