POLITIKË /

PD bojkoton seancën e nesërme, Balla: Keqardhje do shpallim Iranin si shtet sponsorizues të terrorizmit

Taulant Balla kritikon bojkotin e Partia Demokratike e Shqipërisë për seancën plenare, duke theksuar se në rend dite është projekt-rezoluta për shpalljen e Republika Islamike e Iranit si shtet sponsor të terrorizmit.

Shkruar nga Versus

PD bojkoton seancën e nesërme, Balla: Keqardhje do shpallim Iranin si

Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të Partia Demokratike e Shqipërisë për të bojkotuar seancën plenare të Kuvendit që do të zhvillohet nesër.

Balla u shpreh se në këtë seancë pritet të votohet një projekt-rezolutë që synon shpalljen e Republika Islamike e Iranit si shtet sponsor të terrorizmit, duke e cilësuar këtë nismë si urgjente dhe në përputhje me qëndrimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, pretendimet e opozitës se seanca është thirrur në kundërshtim me rregulloren nuk qëndrojnë, pasi mbledhja është propozuar në Konferencën e Kryetarëve që në muajin shkurt dhe është miratuar nga seanca plenare. Balla i bëri thirrje opozitës të reflektojë dhe të marrë pjesë në votim, duke theksuar se bojkotimi i seancës nuk i shërben interesit të Shqipërisë.

Postimi i plotë i Ballës:

Keqardhje për njoftimin se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit të Shqipërisë, me pretekstin se në këtë seancë është propozuar nga ne një projekt-rezolutë për “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”.

Sipas tyre nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka një agjendë personale. Seriozisht e mendoni këtë, apo ta kuptojmë si një lapsus?! Sonte mund t’ju them se sqarimet se pse kjo Rezolutë është urgjente do t’i japim nesër në Konferencën e Kryetarëve dhe urojmë që deri nesër keni ende kohë të reflektoni.

Gjithashtu qenka thënë se seanca është thirrur në kundërshim me Rregulloren. Gënjeshtër! Seanca e nesërme, ditën e Martë 17 Mars 2026, është propozuar në Konferencën e Kryetarëve të datës 18 Shkurt 2026 dhe miratuar me vendim të Seancës Plenare, pra një muaj më parë (referojuni proces-verbalit të Mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, të cilat janë publike). Kush ju ka urdhëruar të bojkotoni nesër seancën, nuk jua dashka të mirën ju dhe Shqipërisë.

Gëzuar Natën e Kadrit./Versus.al

Poll