Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin për një shkelje të mundshme të standardeve zgjedhore, pas vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për akreditimin e vëzhguesve të procesit zgjedhor. Sipas kërkesës së bërë nga PD, Komisioneri Shtetëror ka pranuar disa individë si vëzhgues, për të cilët dyshohet se janë të lidhur me patronazhistët e qeverisë Rama.
Genta Vangjeli, zëdhënëse e Antikorrupsionit në PD, ka deklaruar se është shqetësuese që këta individë, të cilët janë akredituar si vëzhgues të zgjedhjeve, janë personazhe që janë të përfshirë në aktivitete të njëanshme dhe që janë të angazhuar hapur në fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Ajo ka theksuar se "është e papranueshme që individë të tillë të akreditohen si vëzhgues të zgjedhjeve, të cilët duhet të jenë të paanshëm dhe të përkushtuar ndaj standardeve ndërkombëtare të monitorimit të procesit zgjedhor."
Vangjeli ka ngritur gjithashtu një pyetje serioze: "Si është e mundur që këto personazhe futen deri në organizma ndërkombëtarë, që janë garancia e zgjedhjeve, besimi dhe certifikimi?"
Në shkelje të hapur të standardeve zgjedhore, vëzhguesit që pritet të jenë të pavarur, shfaqen krejtësisht të njëanshëm dhe madje bëjnë propagandë për PS-në edhe në rrjetet sociale, duke minuar besimin në procesin zgjedhor.
Emrat e identifikuar deri tani janë:
Besmir Hallaçi VKSH nr. 614, dt. 25.04.2025
Ardit Hoxha VKSH nr. 595, dt. 25.04.2025
Enxhi Karaj VKSH nr. 599, dt. 25.04.2025
Gerta Vasku VKSH nr. 605, dt. 25.04.2025
Bardhyl Fejzo VKSH nr. 617, dt. 25.04.2025
Dorian Hila VKSH nr. 634, dt. 25.04.2025
Stenli Denaj VKSH nr. 634, dt. 25.04.2025
Elis Alimeri VKSH nr. 634, dt. 25.04.2025
Besnik Demaj VKSH nr. 634, dt. 25.04.2025
Robert Qirollari VKSH nr. 588, dt. 25.04.2025
Klodjan Cani VKSH nr. 588, dt. 25.04.2025
Eugerta Bakiu VKSH nr. 589, dt. 25.04.2025
Partia Demokratike ka njoftuar se po vijon verifikimin e të gjithë emrave të vëzhguesve të ashtuquajtur "të pavarur", dhe se të gjitha rastet e identifikuara do t'u referohen me urgjencë organeve të hetimit.








