POLITIKË /

PD kërkoi përsëitjen e zgjedhjeve në Elbasan, Kolegji Zgjedhor merr vendimin

Shkruar nga Versus

PD kërkoi përsëitjen e zgjedhjeve në Elbasan, Kolegji

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit.

Sipas demokratëve, ka patur parregullsi gjatë procesit të votimit në Peqin dhe Gramsh, zona për të cilat publikuan edhe video ku shihej sesi komisionerët votonin për qytetarët dhe sesi plotësoheshin fletat e votimit prej tyre. 

Më herët, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD-së për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Tiranës dhe përsëritjen e tyre. pas rinumërimit të votave, rezultoi se PD ishte partia me më së shumti vota të pamerituara, njëjtë si në qarkun e Fierit. 

Rinumërimi në fakt solli heqjen e qindra votave për demokratët të cilat ishin shtuar gabimisht gjatë numërimit të nisur më 12 maj. Versus.al

Poll