
Partia Demokratike mban sot protestën e radhës duke nisur nga ora 19:00. Këtë herë do të rikthehen fjalimeve pas dy protestave të cilat kanë qenë vetëm me marshime.
Berisha pritet që fillimisht të shkojë në selinë blu dhe më pas t’u bashkohet protestuesve përballë kryeministrisë ku edhe do të mbajë fjalim.
Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës dhe duke nisur nga ora 15:00, rrugët rreth kryeministrisë do të jenë të bllokuara. Konkretisht aket në të cilat ndalohet qarkullimi i mjeteve janë:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,
-Kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”,
-Rruga “Ukraina e Lirë”,
-Rruga “Papa Gjon Pali II”,
-Rruga “Ismail Qemali”.
Nga ora 23:45 së enjtes është bllokuar lëvizja dhe penguar parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali.” Versus.al

