Gazetari Blendi Fevziu gjatë mbrëmjes së djeshme ka folur për situatën brenda opozitës në kohën kur qeveria po kalon një krizë për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme të zbuluara. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu tha se Berisha nuk duhet të kandidojë si kryetar i PD, port ë mbajë një rol tjetër brenda partisë.
“Opozita duhet të bëjë përpjekje për të risktrukturuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët. E dyta opozita duhet të konsolidojë marrëdhëniet me drejtësinë dhe SPAK. I mirë apo i keq duhet t’i qëndrosh kësaj ideje. E treta duhet të ketë hapa konkretë. E katërta sa është bindëse opozita në publik,” u shpreh Fevziu.
Sa i takon pyetjes nëse Berisha përbën pengesë për PD dhe opozitën, gazetari tha se përgjegjësia më e madhe bie mbi të, duke i përmendur më tej një sërë gabimesh.
“Përgjegjësia i shkon Berishës. PD ka një zinxhir gabimesh. Grupi parlamentar i PD-së i dalë nga zgjedhjet e 11 majit nuk përfaqëson shoqërinë shqiptare. Një largim i menjëhershëm i Berishës nuk zgjidh asgjë. Duhet të qëndrojë kryetar nderi i partisë. Berisha duhet të zgjedhë një kandidat për kryeministër", shtoj më tej gazetari. Versus.al

