POLITIKË /

Peleshi shtyn sërish mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut

Në arsyetimin e dhënë bëhet me dije se deputetët socialistë kanë kërkuar që mbledhja të mbahet pasi Kushtetuesja të shprehet mbi masën e GJKKO ndaj Ballukut.

Shkruar nga Versus

Peleshi shtyn sërish mbledhjen e Këshillit të Mandateve për

Kuvendi ka njoftuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve e cila ishte planifikuar të mbahej sot në orën 12:00 për të vendosur mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku e cila është nën hetim.

Kjo është e disata herë që mbledhja shtyhet ndërsa më herët Peleshi nuk ka pranuar kërkesën e PD për të zhvilluar mbledhjen e këshillit të mandateve. Deputetët socialistë kanë kërkuar që mbledhja të mbahet pas vendimit të Kushtetueses mbi masën e GJKKO ndaj numrit dy të qeverisë. 

Gjykata Kushtetuese njoftoi dje se ende nuk kishte marrë vendim mbi ankimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me masën e caktuar nga GJKKO për pezullimin e Ballukut. Versus.al

Poll