POLITIKË /

“Përdorimi i administratës”, OSBE rekomandon monitorim me shkallë të gjerë në zgjedhjet e 11 majit

OSBE ka rekomanduar që të ketë rreth 300 vëzhgues afatshkurtër në të gjithë vendin për të monitoruar procesin e votimit gjatë 11 majit.

Shkruar nga Versus

“Përdorimi i administratës”, OSBE rekomandon monitorim me

OSBE ka rekomanduar monitorim të gjerë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në vend. Në njoftimin e publikuar, bëhet me dije se përfaqësues të OSBE-ODIHR kanë zhvilluar takime me parti politike dhe kanë rekomanduar që të dërgohen plot 300 vëzhgues për monitorimin e procedurave ditën e zgjedhjeve dhe 26 vëzhgues afatgjatë nga shtetet pjesëmarrëse për të vëzhguar në të gjithë endin.

Gjatë diskutimeve që kanë pasur në dhjetor të vitit të kaluar me parti të ndryshme politike, përfaqësues të OSBE-ODIHR theksojnë se kanë hasur shpesh përsëritjen e shqetësimeve se partia në pushtet mund të përdorë administratën në zgjedhje.

“Shumë prej palëve të interesuara nënvizuan rëndësinë e vëzhgimit të periudhës para ditës së zgjedhjeve, veçanërisht sa i përket përdorimit të resurseve shtetërore dhe ndikimit të mundshëm në një fushë loje të barabartë. Ata identifikuan aspekte që kërkojnë vëmendje të veçantë, duke përfshirë administratën zgjedhore, përdorimin e teknologjive të reja, fushatën dhe mbulimin mediatik, financimin e fushatës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve.

Bazuar në këto konsiderata, ODIHR rekomandon dërgimin e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (EOM) për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Përveç një ekipi të specializuar ekspertësh, ODIHR rekomandon dërgimin e 26 vëzhguesve afatgjatë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të monitoruar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin e votave dhe përmbledhjen e rezultateve. Sipas metodologjisë standarde të ODIHR, misioni do të përfshijë gjithashtu një element të monitorimit të mediave”, thuhet në raport. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: