Menjëherë pasi kryeministri Rama publikoi përgjigjen drejtuar Presidentit Donald Trump pas ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, në grupin e “whatsapp” të grupit socialist, Taulant Balla u ka dërguar një mesazh deputetëve.
Pasi kryeministri Edi Rama publikoi përgjigjien drejtuar presidentit të SHBA, Donald Trump ku konfirmonte pranimin e ftesës për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes”, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u ka dërguar mesazh deputetëve.
Në grupin e rrjetit social “whatsapp”, Balla u ka kërkuar socialistëve që të bëhen gati për votim me procedurë të përshpejtuar për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për rindërtimin e Gazës.
“Përshëndetje kolege dhe kolegë. Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas miratimit nga Qeveria do të kërkojë edhe ratifikimin/votimin në Kuvend. Prandaj ky proces do të kryhet me procedurë të përshpejtuar ne respekt të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit sapo të vijë nga Këshilli i Ministrave. Ndoshta do kemi nevojë për një seancë në ditët në vijim. Ju lutem merrni masa paraprakisht për prezencën”-thuhet në mesazh. Versus.al


