POLITIKË /

Përplasja e Nokës me Xhafabatët, Celibashi: Personat që votojnë s'kanë pse qëndrojnë aty! Po verifikojmë nëse 'badge' e KQZ ishte falsifikuar

Shkruar nga Versus

Përplasja e Nokës me Xhafabatët, Celibashi: Personat që

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka qenë sot i pranishëm në qendrën e votimit në Vorë ku pati më herët edhe një përplasje mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe një personi tjetër për të cilin PD pretendon se kishte badge të KQZ dhe u bënte presion qytetarëve gjatë procesit të votimit.

“Bëmë një takim me komisionin zgjedhor këtu në Vorë për të parë nga afër procesin zgjedhor në këtë bashki. Procesi zgjedhor është duke shkuar mirë të paktën në aspektin e përdorimit të teknologjisë nuk ka pasur asnjë problem.

E raportuan edhe anëtarët e KZAZ këtë përplasje. Di të them për momentin me siguri se është më me shumë dobi.. e kuptoj edhe gjithë shqetësimin që mund të ketë një parti politike, por është më me dobi që përfaqësuesit politikë t’i adresojnë këto shqetësime në KQZ.

E kuptoj se në terren situatat nuk janë aq të qeta. E kam si këshillë për gjithë ata përfaqësues politikë të cilët me atë merakun e tyre të përligjur nuk e kuptojnë kufirin mes të drejtave dhe përgjegjësive që kanë. Në komunikimet që kemi patur ne, procesi i votimit në përgjithësi ka shkuar shumë mirë”- tha Celibashi.

I pyetur nga gazetarët nëse personat me të cilët u përplas Flamur Noka ishin përfaqësues të KQZ, Celibashi e mohoi diçka të tillë dhe tha se do të kryhen verifikimet e nevojshme.

“Nuk ishin përfaqësues të KQZ, por qytetarë dhe nuk e shoh të domosdoshme që ata qytetarë të cilët kryejnë procesin e votimit të qëndrojnë në këto qendra. Do e verifikojmë nëse badge ka qenë i falsifikuar”- shtoi Celibashi.

Më tej u pyet nga gazetari për faktin se badge me emrin që mbante në qafë personi i Xhafabatëve, nuk ishte e këtij të fundit dhe se ky person që kishte emrin në badge emrin Arlind Papa, në fakt ka një identitet tjetër. Versus.al

Poll