POLITIKË /

Përplasjet në Vorë! Celibashi përjashton përfaqësuesit e partive. ‘Vëzhgojnë’ mediat dhe ndërkombëtarët

Sipas vendimit të Celibashit, në qendrën e votimit do të lejohen vetëm përfaqësues të mediave dhe vëzhgues ndërkombëtarë, ndërsa përfaqësuesit e partive nuk do të kenë më të drejtën të qëndrojnë brenda ambienteve të qendrës.

Shkruar nga Versus

Përplasjet në Vorë! Celibashi përjashton

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të revokojë akreditimin e të gjithë vëzhguesve të partive politike në Qendrën e Votimit në Vorë, si një masë e menjëhershme për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në këtë zonë.

Sipas vendimit të Celibashit, në qendrën e votimit do të lejohen vetëm përfaqësues të mediave dhe vëzhgues ndërkombëtarë, ndërsa përfaqësuesit e partive nuk do të kenë më të drejtën të qëndrojnë brenda ambienteve të qendrës.

Ky vendim vjen pas përshkallëzimit të tensioneve në këtë zonë, ku më herët gjatë ditës është raportuar për një debat të ashpër mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe qytetarëve të zonës. Në ngjarjen e ndodhur ishte e pranishme edhe deputetja Albana Vokshi, dhe debati përfundoi në fyerje të rënda dhe situatë të tensionuar brenda perimetrit të sigurisë së qendrës së votimit.

KQZ ka deklaruar se vendimi është marrë për të ruajtur qetësinë, integritetin dhe rendin në qendrën e votimit, si dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Autoritetet janë të pranishme në zonë për të garantuar zbatimin e vendimit dhe për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. /Versus.al/

Poll