POLITIKË /

Platforma “TEA” për udhërrëfimin e turistëve të huaj, Rama rendit projektet që do lehtësojnë trafikun

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për turizmin, u bëri thirrje të rinjve shqiptarë që punojnë në shërbimet hoteliere në Greqië që të shohin mundësitë e punësimit që ofron vendi ynë pasi mund të keë pothuajse përfitime të njëjta ekonomike.

Shkruar nga B.V
Platforma “TEA” për udhërrëfimin e turistëve
Kryeministri Edi Rama

Sot në një konferencë ku mori pjesë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, u prezantua platforma digjitale kombëtare e turizmit TEA që shërben si një udhërrëfyes jo vetëm për destinacionet turistike të Shqipërisë por edhe për shumë njësi shërbimi duke lehtësuar kështu qëndrimin de turistëve në vendet ku vendosin të pushojnë apo vizitojnë gjëra që u interesojnë.

Në konferencën e mbajtur sot për turizmin, mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili foli ndër të tjera për projektet që do i hapin rrugë rritjes së numrit të turistëve dhe lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në zonat me trafik të rënduar.

“Sezoni i ri hapet me disa vepra të mëdha të infrastrukturës që i vihet në dispozicion udhëtarëve dhe turistëve duke filluar nga Tuneli i Llogorasë, një ide e vjetër, një zotim legjendar i të gjitha forcave politike në të gjitha fushata i cili këtë sezon do të jetë i kalueshëm për ata që do të shkojnë në jug apo që do të vijnë nga jugu duke vazhduar me rrugën Orikum-Dukat që zbulon një tjetër pjesë të panjohur. Për të nisur me aksin Thumanë-Kashar një aks i rëndësishëm përveç prurjes së makina nga Tirana për në jug bëhet e papërballueshme. Vjet ka qenë një torturë për udhëtarët por njëkohësisht ky aks është pjesë e korridorit blu. Ishte një tjetër ide shumë e përqeshur ku ne e prezantuam para se të vinim në qeveri. Sot jo vetëm është një korridor i miratuar, por është dhe një korridor që po ndërtohet. Aksi Thumanë-Kashar përfundon një nga segmentet e tij. Në fund të këtij muaji që kaloi hapën garën për Milot-Balldren dhe pastaj Balldren-Muriqan për të bërë lidhjen e me Malin e Zi. Kjo infrastrukturë do të jetë e përfunduar Brenda dekadës. Shqipëria e 2030 do të këtë një ofertë turistike spektakolare në aspektin e transportit.”- u shpreh Rama mes të tjerash.

Ai foli edhe për aeroportin e Vlorës duke bërë me dije se punimet për ndërtimin e tij pritet të përfundojnë brenda këtij viti ndërsa nuk la pa përmendur edhe projektin për ndërtimin e aeroportit në Gjirokastrër ku janë përcaktuar vendi dhe detajet e fundit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: