POLITIKË /

PPE miraton rezolutë urgjente: Demokracia në Shqipëri e rrezikuar, BE të ndërhyjë para zgjedhjeve të 11 majit

Rezoluta, sipas njoftimit të PD-së, evidenton një sërë shqetësimesh thelbësore, mes të cilave përmenden: blerja e votës përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga trafiku i kanabisit; keqpërdorimi i burimeve publike dhe tenderëve në fushatë; punësimet e manipuluara në administratë për përfitime elektorale; si dhe emërimi i jashtëligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë, pas arrestimit të Erion Veliajt.

Shkruar nga Versus

PPE miraton rezolutë urgjente: Demokracia në Shqipëri e

Partia Popullore Europiane (PPE) ka miratuar unanimisht një rezolutë urgjente, ku ngre alarmin për situatën e demokracisë dhe zgjedhjeve në Shqipëri. Në dokumentin zyrtar, PPE akuzon qeverinë e kryeministrit Edi Rama për përkeqësim të standardeve demokratike, manipulim zgjedhor dhe kapje të shtetit, ndërsa paralajmëron se zgjedhjet vendore të 11 majit rrezikojnë të zhvillohen në kushte jo të barabarta dhe me shkelje të rënda. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike.

Rezoluta, sipas njoftimit të PD-së, evidenton një sërë shqetësimesh thelbësore, mes të cilave përmenden: blerja e votës përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga trafiku i kanabisit; keqpërdorimi i burimeve publike dhe tenderëve në fushatë; punësimet e manipuluara në administratë për përfitime elektorale; si dhe emërimi i jashtëligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë, pas arrestimit të Erion Veliajt.

PPE shpreh gjithashtu shqetësim për presionin mbi opozitën, ndjekjet penale ndaj kandidatëve të saj, pabarazinë në aksesin mediatik dhe përqendrimin e mediave në favor të qeverisë, si dhe ndalimin e TikTok-ut para zgjedhjeve - një veprim që konsiderohet si sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave digjitale.

Në dokument theksohet më tej kapja politike e institucioneve të drejtësisë, mungesa e ndëshkimeve për krimet zgjedhore dhe lidhjet e dyshuara të politikës me rrjetet kriminale, veçanërisht brenda strukturave të policisë dhe drejtësisë.

Përballë këtyre zhvillimeve, PPE i bën thirrje institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Europian, OSBE-në dhe Këshillin e Europës, që të ndërhyjnë menjëherë.

Rezoluta kërkon:

- Ndërprerjen e praktikave të blerjes së votës dhe keqpërdorimit të fondeve publike
- Dërgimin e vëzhguesve shtesë në zonat me risk të lartë
- Dokumentimin dhe denoncimin publik të çdo shkeljeje zgjedhore
- Zbatimin e mekanizmave kushtëzues në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, në rast se shkeljet vazhdojnë.
- Miratimi i kësaj rezolute vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, në një klimë të tensionuar politike dhe mes akuzash të rënda për mungesë transparence dhe drejtësie zgjedhore.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: