POLITIKË /

“Prokurori i kërkon Suel Çelës 100 mijë euro”, Berisha paralajmëron publikimet e SMS-ve: Provat që kam për SPAK

Shkruar nga Versus
“Prokurori i kërkon Suel Çelës 100 mijë euro”,
Fotomontazh: Suel Çela, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë deklarata të forta në studion e “Open” ku foli për mesazhe të shkëmbyera mes të shumëkërkuarit Suel Çela dhe një prokurori, duke mos e specifikuar nëse bëhet fjalë për prokuror të SPAK apo të prokurorive të rretheve.

Sipas Berishës, në mesazhet që ai zotëron, një prokuror i ka kërkuar Suel Çelës 100 mijë euro për të kryer një veprim në favor të tij.

“Nëse lexoj dokumentin dhe x prokuror i shkruan Suel Çelës dhe i thotë dua 100 mijë euro për të kryer këtë veprim, dhe një Suel tjetër i thotë jo 100 po 70, atëherë çfarë është kjo? Unë do i bëj publike këto, janë organizatë kriminale që vepron kundër interesave të kombit dhe qytetarëve të vendit tim”- tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri tha se ministri Taulant Balla i ka kërkuar një prej anëtarëve të KLP të lironte dy prej të arrestuarve lidhur me atentatin e ndodhur në Shkodër ndaj Lulzim Kullës vite më parë.

“Taulanti i thotë Vatë Stakës, është në KLP ky, dhe i kërkon të lirojë dy personat që ishin në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, dhe Vata shkon dhe i liron, çfarë është kjo? Ata menduan se mund të shantazhonin Sali Berishën. Më dërguan mesazhe, menduan se do të blinin heshtjen time, por kurrë nuk do e blinin dot”, tha Berisha. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: