
“Edi Rama nuk duhet të qëndrojë në pushtet, të ikë një minutë e më parë. Në do t’ju njoftojmë për çdo hap tjetër që do tw ndiqet pas kësaj proteste. Ky ishte një mesazh i fuqishëm, një protestë historike”.
Këto ishin fjalët që tha kryetari i PD-së, Sali Berisha nga Seli Blu pas përfundimit të protestës.
Kreu i demokratëve deklaroi se do të njoftojë për hapat e mëtejshëm për protesta.
Berisha përmendi dosjen e SPAK për AKSH-in, duke cituar se aty gjenden mesazhe dhe fotografi me të gjithë ministrat dhe ka prova që tregojnë se si vidhet paratë përmes tenderave.
“Kishte disa mesazhe aty që tregonin se si vidheshin paratë dhe më pas shndërroheshin në propagandë kundër jush dhe popullit opozitar. Ka edhe fotografi aty, por i kishin hequr, se janë me ministrat, kishin lënë vetëm atë Mirlindën, por ajo është viktimë”, tregoi Berisha.
Në përfundim të fjalës së tij, Berisha theksoi se protesta e sotme ishte vetëm mesazhi i parë për Edi Ramën, duke nënkuptuar se do të ketë tubime të tjera kundër qeverisë.
“Ky ishte mesazhi i parë drejt fitores, ne do e vazhdojmë betejën tonë, me guxim dhe vendosmëri të pakthyeshme. Fitore, fitore, fitore”, tha Berisha./Versus.al

