Në kuadër të përgatitjeve për protestën e 29 tetorit ne disa pika te ndryshme te vendit, në selinë blu sonte janë mbledhur kryetarët e degëve të partisë.
Mbledhja mbahet me qëllim për të koordinuar protestën dhe vijimin e aksionit.
Mbledhja në selinë blu vjen vetëm 4 ditë para protestës, dhe dy dite pas protestës simbolike qe grupi parlamentar i PD organizoi në Parlamentin Europian ne Strasburg.
Kujtojmë se Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur në mbledhjen e 21 tetorit datën e protestës së radhës së opozitës që do të jetë pikërisht 29 Tetori që do të shtrihet në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
Pritet që skenari i kësaj proteste të jetë i njëjtë me atë të 7 Tetorit, që solli bllokime rrugësh, veprime të dhunshme si dhe mjete piroteknike në drejtim të institucioneve të vendit.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryeisisë, kryedemokrati Berisha iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ju bashkohen në protestën kombëtare.








