POLITIKË /

PS dhe PD bashkuan votat për ngritjen e dy komisioneve, Berisha: Ju tregoj 2 arsyet

Berisha shtoi se reforma territoriale ishte një antireformë dhe se ata do bëjnë gjithçka që padrejtësitë të largohen.

Shkruar nga Versus
PS dhe PD bashkuan votat për ngritjen e dy komisioneve, Berisha: Ju tregoj
Sali Berisha në Kuvend

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka zbuluar dy arsyet sipas tij themelore që votuan për ngritjen e komisioneve. Berisha u shpreh se arsyeja e parë janë rekomandimet eOSBE/ODIHR.

Ai shtoi se rekomandimet i kanë pranuar dhe  besojnë se janë të rëndësishme.

Berisha shtoi se reforma territoriale ishte një antireformë dhe se ata do bëjnë gjithçka që padrejtësitë të largohen.

“Ne sot votuam ngritjen e këtyre dy komisioneve për dy arsye themelore. Së pari janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, të cilat ne i kemi pranuar dhe besojmë se janë të rëndësishme.

OSBE/ODIHR ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në raportin e fundit damkosi në mënyrë përfundimtare si një farsë e shëmtuar zgjedhore, zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë kontekst, ne ndjehemi të detyruar ndaj tyre që orientimet e drejta dhe rekomandimet e drejta, t’i kthejmë në ligj, ndonëse deklarojmë se në mënyrë absolute me Edi Ramën, shqiptarët nuk do votojnë kurrë si qytetarë të lirë.

Ngrihen Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Kjo është e vërteta. Së dyti, reforma territoriale ishte një antireformë, në të cilën u vendosën standardet e pabarazisë maksimale. Mjafton të rikujtoj këtu se qarku i Gjirokastrës me 120 mijë banorë ka 7 njësi, qarku i Tiranës me mbi 1 milion banorë ka 4 njësi.

Sigurisht që ne do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi maksimale të largohen, të anulohen dhe kjo me ndihmën e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Pra, kjo është arsyeja se pse ne i votuam këto dy komisione, ndonëse me bindjen më të thellë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. Është vetëm vendimi i qytetarëve ai që do u rikthejë shqiptarëve votën. Është përpjekja e opozitës ajo që do u rikthejë shqiptarëve votën”, u shpreh Berisha.

Poll