Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi 15 minuta pushim për të diskutuar me kolegët e tij mënyrën se si do të vijojë seanca plenare, ku pritet të raportojnë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.
Balla i dha opozitës dy alternativa: ose të pranojë që pyetjet ndaj Altin Dumanit dhe krerëve të tjerë të institucioneve të drejtësisë t’i paraqiten me shkrim, ose të vazhdojë procesi i votimit pa praninë e pyetjeve me gojë.
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi këtë kërkesë si të papranueshme, duke theksuar se socialistëve “nuk u leverdis” raportimi i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.
Ai shtoi se në vitet e kaluara pyetjet janë zhvilluar me gojë, si praktikë e zakonshme parlamentare, dhe se përpjekja e Ballës për t’i paraqitur ato me shkrim është një tentativë për të “kyçur parlamentin”.
Berisha argumentoi se nuk ekziston asnjë opozitë në botë që do të pranonte një proces të tillë dhe se opozita nuk mund të lihet pa të drejtën e saj kushtetuese për të bërë pyetje, qofshin ato me gojë apo me shkrim.
Ai kujtoi se edhe në vitet 2023-2025 pyetjet janë zhvilluar me gojë dhe theksoi mungesën e precedentëve si tani, duke sugjeruar se kërkesa e socialistëve lidhet me një raport të mundshëm interesi të krimit dhe të atyre që raportojnë.
Gjithashtu, Berisha sulmoi edhe ministrin Toni Gogu, të cilin e quajti “Nesti Angoni”, duke aluduar se ai ka kallëzuar Erion Veliajn në SPAK. Ai shtoi:
“I thashë unë të dalë dhe të betohet mbi Kushtetutë. Thonë që Gogo është Nesti Angoni. E kanë bërë një lugat këtë Nesti Angonin. Lexo një pjesë pyetjeje, jo të gjithë, nuk jemi në pozita miqësore aty.”
Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
Taulant Begojaris hoqi maskën në fund dhe u tha shqiptarëve se do bëjë një takim me dy kryetarët e grupeve, të cilëve u ofroi si alternativë ose të pranoni të hiqni dorë nga pyetjet me gojë, ose do votohen pa lexim të raporteve dhe pyetjeve të kryetarëve të institucioneve të drejtësisë. Në këtë propozim ka skenarin e kyçjes së parlamentit. Nuk ka opozitë në botë që mund të pranojë të bëjë një Pazar të tillë.
Nëse ti do ti vësh kyçin vendosja që nesër, opozita nuk heq dorë nga e drejta e saj kushtetuese për pyetje e cila është absolutisht në çdo sallë parlamentare të botës edhe me gojë edhe me shkrim.
Në vitin 2023-24-25 pyetjet kanë qenë me gojë të gjitha. Para nuk ka pasur institucione drejtësie siç ka sot. Këta kërkojnë të bëjnë një interprentim si u leverdis se janë në raport krimi me ata që kanë ardhur të raportojnë. Nuk kanë interes këta që të raportojnë. Besoj se është e qartë, por opozitës nuk mund ti imponosh.
Pyetjet ka disa praktika. Në shumë raste pyetje nuk bëhen fare, Opozita e quan të arsyeshme dhe kjo ka ndodhur. Pyetjet me shkrim mendoj se janë një normë për ti dhënë mundësinë të pyeturit që të përgatitet, kjo është normale, por në mënyrë aboslute nuk përjashton të drejtën e pyetjes me gojë, as të drejtën e leximit të pyetjes që i ka bërë me shkrim. Këta janë në frikë dhe tmerr.
E dini çka bërë ky me dosjen e Ballës. Që mos çonte dosjen e Ballës 26 ka krijuar dosje 26 franksion 1.
Çfarë fitojmë? Në radhë të parë nëse deri sot s’ka pasur parlament dhe ne jemi këtu të gjithë të përgatitur për parlamentin, për diskutime. Por në rast se partia e krimit, kërkon mos ketë diskutime ne nuk arrijmë të...
Ka variante të tjera kur se ky tha ose bëni këtë pranoni këtë ose do i votojmë. Këta janë për të mbyllur dyqanin.
Nuk kam asgjë personale unë me Altin Dumanin, me asnjë prej tyre. Ato që kam pasur i kam thënë, unë këtu kam hallin e qytetarëve sepse nëse kërkojnë të bëjnë pyetje, të bëhen debate, vetëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Janë 130 milionë euro të djegësit ky deklaron se konfiskoi filan parlament, e filan apartament. Nuk heton dot Edi Ramën dhe Erion Veliajn për këto./Versus.al

