POLITIKË /

PS ‘lë pas’ PD dhe në votën e Diasporës, me diferencë të madhe votash (SHIFRAT)

Procesi i numërimit të votave të diasporës ka nisur dhe është në zhvillim. Deri më tani, janë hapur 3,591 zarfe, me rezultatet paraprake që tregojnë një epërsi të Partisë Socialiste (PS) me 2,467 vota, ndjekur nga Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 1,302 vota.

Shkruar nga Versus

PS ‘lë pas’ PD dhe në votën e Diasporës, me

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare shqiptare, diaspora ka marrë pjesë në procesin zgjedhor, duke shënuar një pjesëmarrje të lartë prej 78.03%. Nga 245,935 shtetas të regjistruar për të votuar jashtë vendit, 191,912 zarfe kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) brenda afatit të përcaktuar . 

Procesi i numërimit të votave të diasporës ka nisur dhe është në zhvillim. Deri më tani, janë hapur 3,591 zarfe, me rezultatet paraprake që tregojnë një epërsi të Partisë Socialiste (PS) me 2,467 vota, ndjekur nga Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 1,302 vota.

Votat e diasporës po numërohen në Parkun Olimpik në Tiranë, ku janë ngritur 12 grupe numërimi për çdo qark. Numërimi i votave të diasporës është i kushtëzuar nga fillimi i numërimit të qarqeve respektive. /Versus.al/

Poll