POLITIKË /

PS mbrojti sërish Xhaçkën përballë Kushtetueses, Bardhi: U varros propaganda e Ramës, tjetër thotë e ndryshe bën

Shkruar nga Versus

PS mbrojti sërish Xhaçkën përballë Kushtetueses,

Partia Demoratike e priti me thirrjet në kor “turp, turp” rrëzimin e urdhrit të GJK për shqyrtimin e papajtueshmërisë së deputetes Olta Xhaçka gjatë votimit në Kuvend në mesnatë.

Sot, kreu parlamentar i PD, e dënoi vendimin e marrë për rrëzimin e urdhrit të GJK. Në një reagim të bërë nga Gazment Bardhi, thuhet se PS me urdhër të kryeministrit Edi Rama refuzoi të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i plotë i Bardhit:

“1. Me votë politike të Edi Ramës në Kuvend dje u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi. Puçi kushtetues i Kuvendit duke injoruar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është i pandodhur kurrë në 34 vjet, i paprecedent dhe i denjë vetëm për regjimet diktatoriale.

2. Dje u varros përfundimisht edhe propaganda e Edi Ramës për komisione të posaçme për Shtetin Ligjor. Të gjithë ata që dyshuan se ER tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën, morën përgjigje finale me votimin e djeshëm, ku për herë të dytë ER refuzoi të ekzekutojë vendimet e GJK.

3. Shteti personal nuk ka asnjë lidhje me shtetin ligjor. Një vend kandidat për në BE dhe një vend anëtar i NATO-s ka shkelmuar para çdo shqiptari dhe ndërkombëtari parimet elementare të shtetit ligjor. Nga dje Shqipëria nul ka asnjë dallim me vendet autoritare.

4. GPPD dënon me forcë aktin e djeshëm të Kuvendit dhe të Edi Ramës, për ti dhënë statusin e paprekshme nga drejtësia bashkëpunëtores së tij dhe garanton se do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor”, shkruan Bardhi.

Ky i fundit pati edhe përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë interpelancës së zhvilluar ditën e djeshme në Kuvend lidhur me skandalin e mbetjeve toksike që pritet të kthehen në vendin tonë sërish pasi ishin nisur nga Porti i Durrësit drejt vendeve aziatike. Për rastin, Rama tha se nuk ka asnjë fakt por vetëm dyshime dhe se po kryhen hetime. Ndërsa Bardhi i zbardhi edhe disa përgjime në të cilat dyshohet se bandat kriminale të Shkodrës flasin për domosdoshmërinë e emërimit të drejtorit aktual të policisë vendore, Edmond Sulaj. Ky i fundit i cilësoi akuzat si shpifje dhe paralajmëroi kallëzim penal ndaj Bardhit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: