Bashkia e Belshit ka numëruar të gjitha kutitë e votimit, me një rezultat të thellë fitoreje për Partinë Socialiste. Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve PS ka marrë 56.99% të votave, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore 33.26%.
Shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit më 11 maj për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e ri. Procesi i votimit u mbyll në orën 19:00 dhe menjëherë pas kësaj nisi numërimi i votave në mbarë vendin. Ndërkohë që janë numëruar mbi gjysma e kutive, rezultatet paraprake kanë filluar të japin një pamje të qartë të përbërjes së ardhshme të Parlamentit.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), projeksionet aktuale tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) është në rrugë të sigurt për të fituar 83 mandate, duke ruajtur shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti, me 51 mandate të parashikuara deri në këtë fazë të numërimit, duke mbetur forca kryesore opozitare. /Versus.al/







