
Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke bërë edhe ndryshime të rëndësishme në drejtuesit e qarqeve.
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama ka njoftuar lëvizje në disa qarqe, ku Emirjana Sako largohet nga Durrësi, Benet Beci nga Shkodra, ndërsa Eduard Shalsi largohet nga Kukësi dhe do të angazhohet vetëm në njësinë 11 në Tiranë.
Në vend të tyre, drejtimin e qarqeve të rëndësishme marrin figura të reja: Enea Karakaçi në Shkodër dhe Ermal Nufi në Lezhë.
Ulsi Manja lë Lezhën dhe rikthehet në Dibër, ndërsa në Tiranë drejtuesi i qarqeve mbetet Taulant Balla.
Po ashtu, konfirmohen edhe drejtuesit e tjerë të qarqeve: Blendi Klosi në Durrës, Arbër Mazniku në Elbasan, Belinda Balluku në Fier, Bledi Çuçi në Vlorë dhe Mirela Kumbaro në Gjirokastër, ndërsa Erjon Malaj do të udhëheqë Kukësin dhe Ervin Demo Beratin.
Këto ndryshime vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave të PS në të gjithë vendin, me synimin për të forcuar praninë dhe koordinimin në qarqet kyçe para zgjedhjeve vendore të 2027-ës./Versus.al


