POLITIKË /

PS nuk humb kohë, të nënën nis diskutimi për ndryshimin e numrit të komisioneve parlamentare

Ftesa e Peleshit për demokratët për t'u dëgjuar propozimet, duket se është thjesht formalitet pasi PS e ka vendosur çfarë ndryshimesh do të bëjë dhe për këto zotëron edhe votat e domosdoshme.

Shkruar nga Versus
PS nuk humb kohë, të nënën nis diskutimi për ndryshimin
Kryeparlamentari Niko Peleshi

Partia Socialiste ka nisur menjëherë nga puna për të përmbushur porosinë e kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve anëtarë për komisionet parlamentare.

Ndërsa për ndryshuar numrin e komisioneve parlamentare nga 8 që janë aktualisht në 11 siç i kërkoi Rama duhet që të ketë ndryshim të rregullors së Kuvendit. Për këtë arsye, PS ka parashikuar mbledhjen e këshillit të rregullores dhe mandateve për të shqyrtuar rregullat e bashkëjetesës politike. po ashtu më 16 shtator, seanca plenare do të mblidhet për të votuar me procedurë të përshpejtuar dhe strukturën e re të komisioneve parlamentare të Kuvendit.

Ndërkohë, të hënën pritet të ketë një takim në kryesinë e Kuvendit mes PS dhe PD për të dorëzuar propozimet e tyre lidhur me këto ndryshime që duan të bëjnë socialistët.

“Ftoj kryetarët e  grupeve parlamentare  për  një takim ditën e hënë me datës 15 shtator në ora 11: 00 në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar dhe për të dorëzuar  propozime e tyre për kryesine e Byrosë së Kuvendit, sekretariatet e Kuvendit, përbërjen për këshillin e rregullores dhe mandatet  dhe këshillin për legjislacionin  dhe delegacionet e përhershme në organizatat ndërkombëtare“-është shprehur Peleshi, kryetari i Kuvendit.

Megjithatë kjo ftesë ndan më shumë si formalitet sepse socialistët duket se e kanë vendosur të ndryshojnë numrin e komisioneve të përhershme duke përdorur fuqinë e numrave në Kuvend. Të mërkurën konferenca e kryetarëve pritet të zhvillojë 2 seanca maratonë ku do të përcaktohet koha e debatit për qeverinë e re dhe programin e saj. me votimin e qeverisë së re të premten, pritet që kabineti i ri qeveritar t’i drejtohet presidencës për t’u betuar me dorën në kushtetutë para presidentit Bajram Begaj. Versus.al

Poll