
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me indiferencën e treguar prej tij dhe PD sa i takon ishullit të Sazanit ku dhëndri i Trump, Jared Kushner do të ndërtojë resortin luksoz.
Berihsa fillimisht tha se Rama u përpoq ta përdorte këtë projekt për influencë politike, por dështoi. Ndërsa zbuloi për herë të parë se kur kishte qenë kryeministër ia kishte ofruar Sazanin për investim ish-kryeministrit italian të ndjerë, Silvio Berlusconi. Më tej shtoi se para tij e kishte ofruar edhe Fatos Nano.
“Sepse Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar sepse të paktën në kohën kur kemi bërë vlerësimin ai ka qenë një ishull aspak i lakueshëm. E ofroi Fatos Nano para meje, ia ofrova unë mikut të shquar Berlusconit i cili e pranoi dhe bëri projekt shumë të mirë, por erdhi kriza financiare.
Nuk është i lehtë për t’u zhvilluar. Tani fondet janë shumë të mëdha sepse sipas asaj që kam dëgjuar janë 2 miliardë euro të fondit sovran arab. Nëse bëhet nuk kam kundërshtim”-deklaroi Berisha duke shtuar se Rama u përpoq vazhdimisht ta përdorte ishullin e Sazanit, projekt të cilin nuk e firmosi deri para se Trump të rizgjidhej president. Versus.al

